Higuain: Kam gjetur qetësinë

Futboll

Higuain: Kam gjetur qetësinë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 15:34
Higuain: Kam gjetur qetësinë

Gonzalo Higuain tashmë nuk luan në nivele të larta dhe prej dy sezonesh luan në Amerikë tek Inter Majemi. Në një intervistë për “Tyc Sport”, “El Pipita” flet për të kaluarën e tij, por dhe për të tashmen.

“E lashë kombëtaren e Argjentinës duke e ditur që dhashë gjithçka. Futbolli aty ka ndryshuar. Dikur skuadra si River Plejt prisnin oferta nga Real Madrid, ndërsa sot skam më interes nga klube të mëdha. Nëse një ofertë vjen nga Kina, lojtarët shkojnë atje.”

“Këtu në Majemi jam shumë i qetë dhe kam gjetur lumturinë që kërkoja, Ky qytet më ka dhëne relaksin që kërkoja prej vitesh. Futbolli nuk është prioritet këtu, Nuk kam marrë ofendime asnjëherë.”

Gjatë karrierës së tij Gonzalo Higuain ka luajtur me ekipet më me emër në botë si: Real Madrid, Napoli, Juventus, Milan dhe Çelsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat