Mendy në dyshime ndaj PSG-së

Futboll

Mendy në dyshime ndaj PSG-së

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:49
Ferland Mendy

Mbrojtësi i Real Madridit, Ferland Mendy raportohet të jetë në dyshime për takimin ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” do përballen me “Parisienët” me 15 shkurt në “Parkun e Princave”.

Që nga shërimi në fillimin e sezonit, 23-vjeçari ka zhvilluar afërsisht çdo ndeshje, 21 në të gjitha garat.

Sidoqoftë, Marca, raporton se francezi ka probleme muskulore, gjë që mund të ndikojë të mungojë në ndeshjen e parë në Paris.

Mendy gjithashtu pritet të mungojë nesër ndaj Athletic Bilbao, në rast që dështon në testimet e fundit.

Përpos Mendy, Ancelotti në këtë sfidë të Kupës së Mbretit, do jetë edhe pa yjet si Karim Benzema, Mariano Diaz, Marco Asensio dhe Dani Carvajal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat