Rebiç është arma e Milanit kundër Interit

Futboll

Rebiç është arma e Milanit kundër Interit

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 18:03
Rebiç është arma e Milanit kundër Interit

Interit i ka shënuar, por kujtimi nuk është pozitiv. Ante Rebiç realizonte në derbin e 4-2, teksa sivjet, një humbje tjetër do të ndërlikonte ndjeshëm garën e Milanit për titull. Kroati është gati, por ka humbur disa vende në hierarki, pasi në sulm Ibra ka si zëvendës Zhirunë, ndërsa Leao aktual nuk preket, ashtu si skema 4-2-3-1.

Në këtë situatë, sulmuesi pret momentin për të treguar se ka ende fishekë në karikator.

Ante, megjithatë, është në gjendje të jetë një faktor edhe kur hyn në ndeshje e sipër. Juventini di diçka për temën në fjalë, e ndëshkuar në stadium sezonin e kaluar nga një Rebiç në një version “super sub”, siç thonë anglezët për dikë që vjen nga stoli dhe vendosin fatin e takimeve.

“Zonja e vjetër”, që së bashku me Torinon është viktima e preferuar e Antes për sa u përket golave të shënuar (4 kundër bardhezinjve, 5 ndaj “Demave”). Kundër Interit, megjithatë, deri tani vetëm zhgënjime: katër humbje në katër ndeshjet e para dhe më pas një barazim në duelin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat