Zbardhen detajet tronditëse për vrasjen e gruas së futbollistit

Futboll

Zbardhen detajet tronditëse për vrasjen e gruas së futbollistit

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 19:47
Zbardhen detajet tronditëse për vrasjen e gruas së futbollistit

Një tragjedi e madhe ka ndodhur mbrëmjën e së dielën në Paraguaj, kur bashkëshortja e futbollistit të famshëm atje, Ivan Torres, u vra në një koncert.

Bëhet fjalë për Christina Vita Aranda, 29-vjeçare, e cila ka tre fëmijë me lojtarin e Olimpias nga Asuncion, e cila padyshim është qëlluar aksidentalisht në kokë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Mediat vendase raportojnë se Torres dhe gruaja e tij, si dhe disa miq të tjerë, ishin në festivalin muzikor në San Bernardino, ku morën pjesë rreth 7 mijë njerëz dhe se Kristina vetëm në një moment ra.

Gjithashtu theksohet se janë plagosur edhe pesë persona të tjerë dhe me shumë gjasa bëhet fjalë për përplasje mafioze. Domethënë tentativa e vrasjes së liderit të grupit rival që ndodhej në festivalin e përmendur.

Meqë ra fjala, Torres ishte i pari që mori gruan e tij dhe u përpoq ta çonte në spital në kohë, por fatkeqësisht nuk pati shpëtim për Kristinën, e cila ushtronte fitnes dhe ishte trajnere personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat