Trajneri muajit në Serie A

Futboll

Trajneri muajit në Serie A

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 15:01
Motta

9 pikë nga 12 të mundshme, tre fitore në katër ndeshje, Thiago Motta dhe Spezia e kanë nisur në mënyrën më të mirë vitin 2022.

Rezultatet janë të muajit janar dhe për rrjedhojë, Lega Serie A e ka “kurorëzuar” Mottan me titullin Trajneri i Muajit janar në Serie A.

“Një trajner nën 40 vjeç dhe skuadra me moshën mesatare më të ulët për sa i përket titullarëve në Serie A. Spezia po provon se ka një organikë fituese. Në fakt, muaji janar pa Spezia-n e drejtuar nga Thiago Motta të arrijë tre fitore radhazi që sollën pikë shumë të rëndësishme për objektivat e ekipit ligurian.

Në një kampionat të tillë konkurrues, Thiago Motta po provon të jetë një trajner tashmë shumë i përgatitur, i aftë për t’i bërë lojtarët e tij të rriten dhe t’u transmetojë atyre koncepte të qarta të lojës”, tha Luigi De Siervo, CEO i Lega Serie A.

Motta do ta marrë trofeun të hënën më 14 shkurt. Spezia do të ndeshet në orën 20:45 kundër Fiorentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat