Milan po mendon për zëvendësuesin e Ibrës

Futboll

Milan po mendon për zëvendësuesin e Ibrës

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 15:42
Milan po mendon për zëvendësuesin e Ibrës

Drejtuesit e Milan-it janë duke parë përreth për një zëvendësues të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviç.

Mosha e sulmuesit suedez nuk premton dhe Milan është duke analizuar për një sulmues më të freskët dhe me pontencial. Ibra është duke hasur disa dëmtime këto kohët e fundit, një shenjë e hapur për drejtuesin e klubit për ta zëvendësuar atë.

“Tuttosport” raporton se Milan po interesohet për tre sulmues qendror. Bëhet fjalë për Belottin e Torinos, Isak të Real Sociedad dhe Jonathan David të Lille.

Belotti nuk është një emër i ri në listën e dëshirave të Milan-it, por drejtuesit kanë kohë të vendosin deri në merkaton e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat