Muller: Preferoj të ushqej kuajt dhe lepujt e mi

Futboll

Muller: Preferoj të ushqej kuajt dhe lepujt e mi

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 18:10
Muller: Preferoj të ushqej kuajt dhe lepujt e mi

Thomas Muller duket se është kundër idesë që një ditë të luajë në krah të Erling Haaland te Bayern Munich. Të paktën kjo është lënë të kuptohet nga fjalët e fundit që gjermani ka thënë për sulmuesin norvegjez.

Haaland është një nga sulmuesit më të kërkuar në botën e futbollit me një listë të gjatë blerësish të mundshëm që janë të dëshpëruar të sigurojnë shërbimet e tij verën e ardhshme.

Megjithatë, Muller duket se është një nga të paktit që nuk çmendet pas 21-vjeçarit, Lojtari i Vitit në sezonin e kaluar të Bundesliga-s, pavarësisht golave të shumtë që shënon.

Muller është pyetur nga Bild se si i dukej ideja për të “ushqyer” Haaland me shumë asiste si shok skuadre në një të ardhme të afërt. Ylli i Bayern është përgjigjur: “Preferoj të ushqej kuajt dhe lepujt e mi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat