Uzuni nuk të fal asgjë

Futboll

Uzuni nuk të fal asgjë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 19:49
Uzuni nuk të fal asgjë

Myrto Uzuni ka bërë hapin më të madh në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e Granadas në La Liga.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka nisur përgatitjet me skuadrën për ndeshjen e fundjavës kundër Realit të Madridit, përballje të cilën do e dëshironte me çdo kusht ta shijonte në fushën e lojës.

Përkushtimi në stërvitje ka qenë maksimal dhe këtë e tregon edhe vetë klubi andaluzian.

Granada ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shfaq Myrto Uzunin që lu.fton për çdo top të mundshëm.

“Aksion dhe reagim. Uzuni nuk të fal asgjë”, shkruhet në përshkrimin e klubit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat