Mbrojtësi afrikan i Prishtinës prezantohet me shqiponjë

Futboll

Mbrojtësi afrikan i Prishtinës prezantohet me shqiponjë

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 15:50
Mbrojtësi afrikan i Prishtinës prezantohet me shqiponjë

Sodiq Atanda do ta vijojë karrierën në Oman, pasi ka nënshkruar së fundmi me klubin Dhofar FC.

Qendërmbrojtësi, i cili ka luajtur në Superioren Shqiptare me Apoloninë dhe Partizanin, pas një eksperience në Izrael luajti edhe në Kosovë.

Prishtina e bindi në verë të nënshkruante, por aventura e tij me kampionët e Kosovës zgjati vetëm 6 muaj.

Sot ai është prezantuar në Oman, krah menaxherëve Ilir Halili dhe Indri Caca. Atanda madje ka bërë edhe simbolin e shqiponjës, në fotot e prezantimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat