Pse Cagliari u dënua me dy milionë euro?

Futboll

Pse Cagliari u dënua me dy milionë euro?

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 17:24
Pse Cagliari u dënua me dy milionë euro?

Cagliari u dënua me dy milionë euro, shkak te nje akordi te firmosur me Boca Juniors, i cili kërkoi një këst për shitjen e mesfushorit Nahitan Nandez.

Klubi i presidentit Giulini ka humbur betejën me klubin e Amerikës së Jugut, i cili tashmë është në pritje të shumës pas vendimit të gjykatës së FIFA-s, të cilën Cagliari do ta paguajë brenda një muaji e gjysmë…

Dhe për këtë arsye klubi sardinez do të detyrohet të paguajë këstin e fundit të pagesës, atë të pretenduar nga klubi argjentinas për kalimin e Nandez nga Boca te Cagliari, i cili tashmë do të duhet të paguajë dy milionë euro.

Vendimi është marrë nga gjykata e FIFA-s. Historia është shumë e gjatë dhe të dy kompanitë nuk u pajtuan me të në mënyrë paqësore dhe kështu një gjykatës ndërkombëtar u detyrua të vendosë.

Cagliari ka 45 ditë kohë për të shlyer borxhin, të cilat nisin nga dita e vendimit, dhe kjo do të thotë se ne Sardenje kanë afat deri në gjysmën e dytë të marsit për të mbyllur mosmarrëveshjen me Boca. Në rast mospagese, Cagliari rrezikon të bllokohet në tre seancat e ardhshme të merkatos, goditja do të ishte e madhe.

Cagliari në verën e vitit 2019 kishte blerë Nandezin, por nuk pagoi këstin e dytë, i cili shkon në dy milionë euro plus 5% interes te Boca Juniors.

Uruguaiani, i cili në vitin 2022 pati disa probleme dhe nuk luajti kurrë, dy vjet e gjysmë më parë ishte blerja më e shtrenjtë në historinë e Cagliarit, i cili mbylli një marrëveshje me klubin argjentinas, i cili do të kishte fituar 18 milionë euro nga shitja e Nandezit.

Ai ishte një nga mesfushorët më të mirë të dy ligave të fundit dhe kishte përfunduar në fokusin e klubeve të rëndësishme (si Inter dhe Juventus), por ne fund qendroi ne ishull duke mos u transferuar askund: peng i kontrates se tij dhe shumes se derdhur nga Cagliari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat