Portieri realizon autogol me vetëdije në portën e tij

Futboll

Portieri realizon autogol me vetëdije në portën e tij

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 11:55
Portieri realizon autogol me vetëdije në portën e tij

Në elitën e futbollit maroken ka ndodhur diçka e pazakontë ku hidhen dyshime për një ndeshje e trukuar.

Në sfidën mes Rapide Oued Zem dhe Hasania Agadirit, mund të ketë pasur ndikim në trukim të rezultatit.

Hasania Agadir ishin në avantazh të një goli në minutën e 21′ me anë të Sisesë.

Deri këtu gjithçka për të mos dyshuar, por më pas në minutën e 80′ të takimit portieri i Rapide Oued Zem pas një topi të kthyer nga shokët e tij të skuadrës e ka stopuar mirë topin dhe më pas është kthyer drejt portës së tij duke e goditur me sa fuqi që kishte brenda kuadratit.

Nuk dihet ende nëse është e trukuar si ndeshje, por ky veprim i gardianit të portës së Rapide Oued Zem mund të duket në pamje të parë si një gjest i tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat