Spikat Laçi – Vllaznia

Futboll

Spikat Laçi – Vllaznia

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 13:27
Spikat Laçi – Vllaznia

Ditën e sotme do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 19 të “Abissnet Superiores“.

E diela premton emocione për tifozët, teksa dy ndeshje mjaft të rëndësishme do të zënë vend në fushën e lojës. Në orën 13:45 Egnatia pret Kukësin në Rrogozhinë.

Vendasit kanë shansin më të mirë për të përfituar nga humbjet e dy rivalëve të drejtëpërdrejtë për objektivin e mbijetesës, ndërsa nga ana tjetër Kukësi sheh Tiranën të shkëputet në krye dhe nuk dëshiron hap fals në mënyrë që të mbajë ritmin me kryesuesit.

Por duket se të gjithë lu.ftojnë për të kapur Tiranën, teksa objektivi mbetet i njëjtë edhe në sfidën tjetër që do të zhvillohet paralelisht në Laç.

Kurbinasit luajnë një duel delikat përballë Vllaznisë. një fitore ndaj kuqebluve do t’i konfirmonte forcë e dytë në kampionat dhe diferenca me Tiranën do të shkonte në vetëm 6 pikë. Por Brdariç nuk ka ndërmend të tolerojë aspak në këtë përballje, e cila në rast triumfi i rikthen në lojë shkodranët për objektivat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat