Napoli me pikë të plota, Rrahmani me notë të mirë

Futboll

Napoli me pikë të plota, Rrahmani me notë të mirë

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 17:35
Napoli me pikë të plota, Rrahmani me notë të mirë

Napoli ka shënuar fitore në udhëtim te Venezia, në kuadër të xhiros së 24-të në Seria A.

“Napolitanët” triumfuan me rezultat 0:2.

Golin e parë e shënoi qendërsulmuesi Victor Osimhen pas një asistimi të Politanos (59′).

Kur mendohej se do mbyllej ndeshja me këtë rezultat, Andrea Petagna vulosi fitoren në fundin e takimit (90+10).

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi ndeshje të plotë dhe bëri paraqitje mjaftë të mirë, duke ndihmuar që të mbetet porta e paprekur.

Rrahmani u vlerësua me notën 7.2, nga ‘SofaScore’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat