Spektakël në ‘Camp Nou’, Barcelona e papërmbajtshme kundër Atletico Madridit 

Futboll

Spektakël në ‘Camp Nou’, Barcelona e papërmbajtshme kundër Atletico Madridit 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 18:08
Spektakël në ‘Camp Nou’, Barcelona e papërmbajtshme kundër Atletico Madridit 

Barcelona më në fund shpërtheu me lojë e gola, duke shënuar fitore me rezultat 4:2 kundër rivalit më të papërshtatshëm në ligë, Atletico Madridi.

Barcelona e trajnerit Xavi, po e merr veten dhe futen në katërshen e madhe. 

Minutat e para të frikshme për Barcelonën, për faktin se skuadra nga Madridi avancoi me golin Carrascos në minutën e 8-të .

Image

Epërsia e hershme e Atleticos e trimëroi Barcelonën, e cila për 13 minutat vijues shembi gjithçka!

Në minutën e 10-të, Alba barazon rezultatin, në atë të 21-tin Gavi shënon për 2:1.

Lokomotiva e Barcelonës nuk ndalet, shënon për 3:1 në minutën e 43-të përmes Araujos.

Emocione në minutën e 48-të, futbollisti Dani Alves shënon për 4:1,  shpërtheu në lot nga gëzim. 

Në minutën e 58-të, Luis Suarez ngushton humbjen, duke shënuar ndaj ish skuadrës së tij. 

Alves për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 69-të, duke lënë me një lojtar me pak katalunasit.

Pas javës së 23-të në Spanjë, Barcelona ngritët në vend të katërt me 38 pikë, dy pikë më shumë se Atletico që gjendet një pozitë më poshtë.

Në stadium ishin të pranishëm 74.221 shikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat