Araujo flet pas fitores ndaj Atleticos: Tifozët na ndihmuan, ndeshja shkoi sipas planit

Futboll

Araujo flet pas fitores ndaj Atleticos: Tifozët na ndihmuan, ndeshja shkoi sipas planit

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 18:26
Ronald Aruajo

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Aruajo është deklaruar pas fitores ndaj Atletico Madridit.

Barcelona triumfoi me rezultat 4 – 2 ndaj “Los Rijoblancos”, me uruguaianin që shënoi golin e tretë për katalunasit.

Pas ndeshjes, Araujo zbuloi se qëllimi ka qenë që të marrin pozitën e katërt dhe është arritur me sukses.

“Audienca na ndihmoi shumë. Ishte e rëndësishme që të fitonim. Ndeshja shkoi sipas planit, jemi të gëzuar”.

“Atmosfera e kësaj ndeshje ishte më e afërta që nga ndeshja ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve”.

“Jam shumë i lumtur me fitoren dhe tre pikët, zhvilluam ndeshje të mirë. Qëllimi ynë ishte pozita e katërt”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona vazhdon të mbetet larg liderit, me Real Madridin që ka 12 pikë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat