Asensio: Jam shumë i lumtur, zhvilluam pjesën e dytë në mënyrë fenomenale

Futboll

Asensio: Jam shumë i lumtur, zhvilluam pjesën e dytë në mënyrë fenomenale

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 00:28
Marco Asensio

Ylli i Real Madridit, Marco Asensio është deklaruar pas fitores së vështirë ndaj Granadas.

Spanjolli realizoi golin e vetëm në takim, duke shënuar nga distanca, që i solli fitoren “Los Blancos”.

Pas ndeshjes, Asensio theksoi se është shumë i lumtur me këtë fitore dhe gjëja më e rëndësishme janë pikët e plota.

“Jam shumë i lumtur. Isha në gjendje të shënojë një gol të bukur, por më e rëndësishme ishte të fitonim tre pikët. Ia dolëm shumë mirë në pjesën e dytë”.

Në takimin e radhës, Real Madrid do këtë një sfidë jo të lehtë ndaj Villarreal, para se të udhëtojë në Paris për përballjen ndaj PSG-së në kuadër të raundit të 16-të në “Parkun e Princave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat