E ardhmja e Ibrahimovic në rrezik

Futboll

E ardhmja e Ibrahimovic në rrezik

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 19:24
Zlatan Ibrahimovic

Karriera e Zlatan Ibrahimovic mund të marrë fund shpejt.

Sipas shtypit italian, dëmtimi në tendinën e Akilit dhe rikthimet që ka pësuar sulmuesi suedez mund të nënkuptojnë se karriera e tij e gjatë do të përfundojë në fund të këtij sezoni.

Ibrahimovic, 40, ka humbur 14 ndeshje deri më tani, por ka shënuar nëntë gola në 19 paraqitje.

Lojtari, në marrëveshje me drejtuesit e Milanit, do të duhet të vendosë në fund të sezonit se në cilën rrugë do të shkojë. Rinovohet për një sezon ose përfundon karriera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat