De Ligt refuzoi Barcelonën për shkak të Pique

Futboll

De Ligt refuzoi Barcelonën për shkak të Pique

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 21:16
De Ligt

Aktualisht në shërbim të Juventusit, Matthijs de Ligt ishte shumë pranë nënshkrimit për Barcelonën në verën që vendosi të shkonte në Torino, në vitin 2019.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sport , ish-lojtari i Ajax-it do të ishte i etur për t’iu bashkuar Barcelonës, por burimet pranë qendërmbrojtësit holandez, garantojnë se ka pasur një detaj që e ka bërë të ndryshojë planet e tij, duke përfunduar në skuadrën e atëhershme ku aktivizohej Cristiano Ronaldo.

Në një udhëtim me pushime, De Ligt kishte takuar Gerard Pique me të cilin ka biseduar për transferimin e tij të mundshëm te Barcelona.

Në atë kohë, Pique kishte këshilluar De Ligt të mos nënshkruante për Barcelonën, duke siguruar që qendra e re nuk do të kishte shumë shanse për minuta në Camp Nou, ku Pique zinte saktësisht të njëjtin pozicion, në një skuadër të drejtuar atëherë nga trajneri Ernesto Valverde.

Sipas burimeve të cituara nga Sport, Gerard Pique mohon të ketë bërë deklarata të tilla, por De Ligt dhe agjenti i tij, Mino Raiola, garantojnë vërtetësinë e ngjarjeve, të cilat e motivuan qendërmbrojtësin holandez të ndryshojë mendje dhe t’i drejtohet Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat