Xavi përgatit revolucionin në prapavijë

Futboll

Xavi përgatit revolucionin në prapavijë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 11:04
Xavi përgatit revolucionin në prapavijë

Në merkaton e janarit, prioriteti absolut i Xavi Hernándezit ishte të zgjidhte mungesën e golave. Klubi bëri zgjidhjet më të mira të mundshme duke afruar emra të tillë si Ferran Torres, Adama Traore dhe Aubameyang

Tre nënshkrime që e patën impaktin sidomos në ndeshjen me Atleticon e Madridit, në “Camp Nou”. Tashmë vëmendja gjatë merkatos së verës do të kthehet nga mbrojtje, pa hequr dorë gjithsesi nga blerja e Erling Haalandit.

Në fakt, stafi teknik i “blaugranave” mendon për një revolucion në prapavijë, me afrimin e tre-katër lojtarëve. Praktikisht, kërkohet të ndryshohet e gjithë mbrojtja.

Ideja e Barçës është të largojë të paktën tre qendërmbrojtës: Minguezan, Umtitinë dhe dhe Lenglet. Sigurisht duke fituar diçka nga kartoni i tyre. Edhe pse është i detyruar t’I japë minuta francezit Lenglet, Xavi kërkon një profil tjetër lojtari.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Piqué, por ideja është afrimi i një qendërmbrojtësi me kosto zero. Të piketuarit janë Christensen i Chelsea-t dhe Koundé i Sevillas. Blerja e de Ligt duket se është shumë e vështirë për t’u realizuar për shkak të pagës së lartë që merr tek Juventusi.

Përveç qendrës, Xavi kërkon të përforcojë edhe krahët e mbrojtjes. Emrat që pëlqehen janë Azpilicueta i Chelsea-t dhe Gaya i Valencias, me këtë të fundit që do t’i bënte konkurrencë Jordi Albas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat