Mane si kusht

Futboll

Mane si kusht

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 13:58
Mane si kusht

Prej disa vitesh, emri i Sadio Mané është lidhur me klubet e mëdhenj spanjollë.

Në vitin 2018 e kishte tentuar Real Madridi, i cili arriti marrëveshje me senegalezin me rekomandimin e Zinedine Zidane, për t’u tërhequr pas largimit të trajnerit francez.

Sot, “SER Catalunya” zbulon një sfond nga vera e kaluar. Barcelona ishte përpjekur të testonte situatën e sulmuesit me Liverpool-in, por gjendja e vështirë financiare e Blaugrana-ve e bëri operacionin praktikisht të pamundur që në fillim.

Blerja e Mané ka qenë një kërkesë specifike nga Lionel Messi (i cili e ka vlerësuar gjithmonë), një lloj “kushti” për ta shtyrë atë të rinovonte kontratën.

Në fund, sikurse  dimë të gjithë tashmë, ndodhi e kundërta. As Messi nuk rinovoi dhe as Mane nuk zbarkoi në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat