McKennie: Pirlo di ta menaxhojë shumë mirë presionin

Futboll

McKennie: Pirlo di ta menaxhojë shumë mirë presionin

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 17:48
McKennie: Pirlo di ta menaxhojë shumë mirë presionin

Në intervistën e dhënë për DAZN, Weston McKennie, ka folur edhe për Andrea Pirlo dhe Massimiliano Allegri, dy trajnerët që ka patur tek Juventus-i nga dita e kalimit të tij te bardhezinjtë deri në ditën e sotme:

“Pirlo dhe Allegri janë të dy njerëz të bukur. Besoj se diferenca më e madhe mes tyre është eksperienca: Allegri stërvit prej nuk e di sa vitesh, ka punuar më parë tek Juventus-i dhe i njihte më parë disa lojtarë, e di si funksionon”, ka thënë mesfushori.

“Pirlo s’ka pak që e ka përfunduar karrierën e tij si futbollist dhe është bërë menjëherë trajner i një skuadre si Juventus-i, ku ka shumë presion dhe shumë pritshmëri.

“Pirlo di ta menaxhojë shumë mirë presionin, e ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij, por besoj se është pak ndryshe kur nuk ke mundësi të bësh diçka konkrete në fushën e lojës.

“Ndonjëherë, teksa po luanim, pasi dikush kishte bërë një pasim, e shikoja në stol dhe e kuptoja s e çfarë po mendonte ‘Unë do të kisha bërë një pasim tjetër, unë do ta kisha bërë më mirë, pse nuk e godite në këtë mënyrë?’. Gjithsesi, për mua diferenca më e rëndësishme mes të dyve është eksperienca”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat