Shpenzimi i çmendur i Sergi Robertos

Futboll

Shpenzimi i çmendur i Sergi Robertos

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 18:54
Shpenzimi i çmendur i Sergi Robertos

Sergi Roberto ka festuar ditëlindjen e tij tëë 30-të këtë të hënë. Në një nga videot e postuara nga gruaja e tij, Coral Simanovich, në Instagram, lojtari i Barrcelona-s shfaqet duke përgatitur kafenë.

Një ditë si të tjerat po të mos ishte për faktin e makinës së kushtueshme të kafesë. Bëhet fjalë për një Linea Mini, një dizajn ekskluziv nga firma italiane La Marzocco.

Një xhevahir i vërtetë me kosto 4.773 euro, një shumë që e bën një  ëndërr të ndaluar për pjesën më të madhe të njerëzve. Jo për Sergi Roberto-n.

Në fakt, ylli i katalansve ka shpenzuar 1.954 euro të tjera për aksesorin Sëift Mini, që bën të mundur bluarjen dhe dozimin e kafes.

Kështu, Sergi Roberto dhe Coral Simanovich kanë shpenzuar 6.727 euro në total në mënyrë që t’i përgatisin vetes disa kafe që shumë pak veta mund ta përgatisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat