FIFA cakton arbitrit që do gjykojë finalen Chelsea-Palmeiras

Futboll

FIFA cakton arbitrit që do gjykojë finalen Chelsea-Palmeiras

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 12:05
FIFA cakton arbitrit që do gjykojë finalen Chelsea-Palmeiras

Këtë të shtunë në orën 17:30 Chelsea do të përballet me ekipin e Palmeiras për finale e Kupës së Botës për Klube. E ndërsa na ndajnë edhe rreth dy ditë nga kjo përballje janë bërë publik emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë përballje.

Australiani Chris Beath do të drejtojë Chelsea-Palmeiras, që do të luhet në Abu Dhabi. Ndërsa asistentët e tij do të jenë Shchetinin dhe Beecham, gjithashtu australianë, gjyqtari i katërt do jetë algjeriani Mustapha Ghorbal dhe VAR do jetë në dorë të Abdelhak Etchali.

Teksa një detaj që bien në sy në lidhje me karrierën e arbitrit kryesor të këtij takimi është fakti që ndaj tij rëndon akuza e mosvendosjes drejtësi siç duhet finale e Ligës A mes Melbourne City dhe Sydney FC, e cila u mbyll me rezultatin 3-1.

Trajneri i Sydney FC, Steve Corica hodhi akuza ndaj Beath, duke pretenduar se ky i fundit e shkatërroi atë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat