Martial: E mbaj fjalën

Futboll

Martial: E mbaj fjalën

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 12:21
Martial: E mbaj fjalën

I huazuar nga Manchester United tek Sevilla, Anthony Martial, ka zbuluar se muajin e kaluar ka refuzuar Barcelonën dhe Juventusin.

Francezi i tha JO dy klubeve të mëdha evropiane për tu bërë pjesë skuadrës së Sevillas.

“Është e vërtetë. Juventus u përpoq të nënshkruante me mua”, tha ai për Diario de Sevilla.

“ Fola me agjentin tim dhe i thashë se preferoja të shkoja në Sevilla. Ishte opsioni më i mirë për mua dhe familjen time. Edhe FC Barcelona foli me agjentin tim”.

“Por siç thashë, fola me agjentin tim dhe i thashë: “Prioriteti im është Sevilla”.

“Dhe kur them e mbaj fjalën”, ka theksuar Martial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat