Bën premtimin e madh para Interit

Futboll

Bën premtimin e madh para Interit

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 15:05
Bën premtimin e madh para Interit

Në “Capodichino”, Kalidou Koulibaly e pa veten përballë një pjese të Senegalit.

Mbrojtësi blu është rikthyer në qytet, pas triumfit në Kupën e Afrikës, i përshëndetur nga bashkatdhetarët e tij. Një udhëkryq romantik, i cili bëri që numri 26 të betohej për dashuri ndaj Napolit:

“Faleminderit të gjithëve për pritjen, jam shumë i kënaqur, por qetësohuni, sepse nuk po largohem. Jam kthyer te Napoli, jam i qetë. I falënderoj të gjithë, i kam parë të gjitha videot dhe gjërat që keni bërë, kur nuk isha këtu.

Jam krenar që jam me ju, ishte shumë bukur këtu, ishte shumë bukur edhe me Senegalin. Faleminderit të gjithëve”.

Një kthim i ngrohtë i rezervohet kështu Koulibaly, i cili tani synon të luajë në ndeshjen e titullit kundër Interit, të shtunën pasdite. Titullar apo nga pankina? Topi shkon te Kalidou dhe mbi të gjitha te Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat