Vllaznia pret biletën për në gjysmëfinale

Futboll

Vllaznia pret biletën për në gjysmëfinale

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 15:43
Vllaznia pret biletën për në gjysmëfinale

Vllaznia ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë teksa shkodranët mposhtën në stadiumin Loro Boriçi Flamurtarin me rezultatin 1-0 (ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e Vllaznisë 1-2).

Golin vendimtar në këtë sfidë e shënoi Zinedin Mustedanagic, i cili mund të konsiderohet edhe si njeriu i Kupës për kuqeblutë duke qenë se për të ishte goli numër gjashtë në këtë kompeticion.

Sa i takon kronikës së sfidës, ishin miqtë atë që u shfaqën më kërkuese teksa në fillimin e pjesës së parë, Andi Ribaj u ndal vetëm nga shtylla, ndërsa në minutën e 44, Flamurtarit iu anulua edhe një gol për pozicion të parregullt. Ndërkohë, fraksioni i dytë nisi ndryshe për të besuarit e trajnerit Thomas Brdaric që iu afruan golit me Çobën, por talenti i shkodranëve u ndal nga shtylla.

Gjithsesi, “goli ishte në ajër” për Vllazninë dhe në vazhdim shënoi Mustedanagic me kokë duke shfrytëzuar në maksimum edhe harkimin e Hakajt. Ndërkaq, pas këtij episodi vlonjatët u dorëzuan dhe minutat e mbetura nuk prodhuan më asnjë rast për t’u veçuar me Vllazninë që mbërrin në gjysmëfinalen e Kupës dhe me Flamurtarin që e mbyll këtu rrugëtimin për t’u përqëndruar tashmë në kampionatin e Kategorisë së Dytë.

Vllaznia – Flamurtari 1-0 (Shënues: 70’Mustedanagic).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat