Josa: E merituam, duam Europën

Futboll

Josa: E merituam, duam Europën

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:06
Josa: E merituam, duam Europën

Pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë ndaj ekipit të Egnatias pas penalltive, trajneri i Laçit, Mirel Josa u shpreh se ekipi i tij e meritoi fitoren sot, por theksoi se do duhej që kurbinasit të këmbëngulnin më shumë.

“Gjithsecila skuadër mundohet që të ruajë ekuilibrat, pavarësisht se skuadra kundërshtare mbeti me 10 lojtarë, ne përsëri kishim qarkullimin e topit. Duhet të ishim pak më të shpejtë dhe pak më ngulmues në rastet që na u paraqitën. Kundërshtari sulmonte vetëm me pozicione standard siç ishte rasti i Krasniqit në portën tonë.

Duhet të ishim shumë ngulmues, ishin dy tre raste që sulmuam jashtë zone, por në këto raste edhe kundërshtari di të mbrohet si Egnatia sot, por mendoj se ishte një kualifikim i merituar.”-tha Josa.

Më tej, tekniku shtoi se Laçi synon Europën dhe për këtë arsye do të japë maksimumin si në kupë ashtu edhe në kampionat, pavarësisht se kë do të ketë përballë.

“Nëse nuk do të kishim interes për Kupën e Shqipërisë sot do të ishim eliminuar, pasi ne na interesojnë të dyja kompeticionet dhe Europa. Ne jemi të fokusuar te ndeshja e radhës dhe jo te Dinamo-Partizani.

Për të fituar trofeun ne do duhet të përballemi me skuadrat e tjera, që po ashtu janë shumë të forta.”-deklaroi tekniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat