Sopi flet për jetën pa futboll: Po e shijoj momentin

Futboll

Sopi flet për jetën pa futboll: Po e shijoj momentin

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:31
Sopi flet për jetën pa futboll: Po e shijoj momentin

Trajneri i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Malmo të Suedisë, Agim Sopi nuk ka pasur asnjë angazhim pas kohës që ishte në Österlen FF.

Për median suedeze “skanesport”, ai ka treguar se tash për tash është duke pushuar dhe se po kënaqet duke pushuar në bregdetin e Majorkës në Spanjë, transmeton Open-TV.

“Jam në Majorka dhe po shijoj pushimet. Një ditë shkova për të ndjekur ndeshjen Mallorca-Cadiz në La Liga. Aktualisht po kënaqem duke mos punuar”, ka thënë Sopi për “skanesport”.

Sopi ka meritë të mëdha që ka ngjitur Landskrona në Superettan dhe ka qenë pjesë e suksesit historik të kombëtares U21 të Maqedonisë në europianin e vitit 2017. Ai shpesh kujtohet për këtë.
Tani ai gjendet për pushime në Spanjë.

Agim Sopi duket se nuk e ka ndërmend të vazhdoj karrierën si trajner në Superettan.

“Ndihem i përfunduar me Superettan, dua diçka tjetër. Por unë nuk jam duke insistuar të kërkojë punë dhe nuk kam asnjë agjent që punon për mua”, ka shtuar ai.

Ai ka treguar se si do t’i kaloj ditët e mbetura të pushimeve në Spanjë.

“Do të udhëtoj për në Marbella dhe do të shikoja ekipet e Allsvenska, Malmö dhe Hammarby që janë në kampin stërvitor atje. Pastaj Malaga luan një ndeshje, kështu që me siguri do të ndjek edhe këtë ndeshje”, ka përfundur intervistën për median suedeze ‘skanesport”, trajneri ynë i njohur Agim Sopi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat