Kahn i hap derën revolucionit

Futboll

Kahn i hap derën revolucionit

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 19:31
Kahn i hap derën revolucionit

Bayern Munich ka fituar 9 kampionatet e fundit të Bundesliga-s dhe edhe këtë vit ndodhet në vendin e parë të renditjes. Bavarezi kryesojnë klasifikimin me 9 pikë avantazh ndaj Dortmund-it të vendit të dytë.

Pavarësisht dominimit total, klubi gjerman është i hapur për mundësinë e futjes së një faze playoff, duke i dhënë mbështetje presidentit të ri të DFL-së, Donata Hopfen, që ka folur në ditët e kaluara në lidhje me këtë temë.

“Më duket entuziazmuese ideja për të menduar për modele të reja si playoff-et për Bundesliga-n.

Një format me gjysmëfinale dhe finale do të ishte më entuziazmues për tifozët. Ne të Bayern jemi gjithmonë të hapur për ide të reja”, ka thënë drejtuesi i bavarezëve Oliver Kahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat