Bare ndez motorët para derbit në La Liga

Futboll

Bare ndez motorët para derbit në La Liga

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 14:39
Bare ndez motorët para derbit në La Liga

Keidi Bare kërkon të rikthehet në fushën e gjelbërt në derbin e së dielës.

Espanyoli do të përballet me Barcelonën, ku kjo e fundit duket se po rikthehet në identitet me një lojë të bukur dhe rezultate pozitive.

Mesfushori shqiptar u rikthye në stërvitje ditën e enjte dhe është në gjendje të mirë fizike.

Rreth dy javë më parë, Keidi Bare u infektua me Covid-19, duke lënë një boshllëk në mesfushën e Espanyol.

Pas izolimit për parandalimin e virusit, Keidi Bare është mjaft i motivuar për derbin e së dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat