Theo Hernandez flet pas rinovimit të kontratës me Milan

Futboll

Theo Hernandez flet pas rinovimit të kontratës me Milan

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 20:52
Theo Hernandez

Theo Hernandez ka rinovuar edhe zyrtarisht kontratën e tij me skuadrën e Milan.

Mbrojtësi francez do të qëndrojë te skuadra e Milan deri në vitin 2026, pas firmosjes së kontratës së re me ‘Rossoneri’.

Pas nënshkrimit të kontratës, lojtari ka dhënë disa fjalë për mediat, duke thënë se mendja e tij ishte vetëm te Milani.

“Jam shumë i lumtur. Nga dita kur arrita këtu, kam kaluar shumë mirë me trajnerin dhe skuadrën, Maldinin dhe gjithë tëtjerët. Kjo është arsyeja pse rinovova kontratën. Tani duhet të vazhdojmë kështu dhe t’i bëjmë gjërat mirë”, ka thënë Theo.

“Është e vërtetë se shumë skuadra më duan, por unë mendoj vetëm për Milan, dhe qëndrimin këtu. Jam këtu me tifozët. Jam shumë i lumtur këtu, me shokët e bashkëlojtarët. Jam shumë i lumtur”, shtoi ai mes tjerash.

Theo Hernandez ka qenë lojtari kyç i skuadrës së Milan, që kur Stefano Pioli ka marrë drejtimin e stolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat