Brdariç: Kemi dëshirë t’u shkaktojmë humbje këtu

Futboll

Brdariç: Kemi dëshirë t’u shkaktojmë humbje këtu

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 15:52
Brdariç: Kemi dëshirë t’u shkaktojmë humbje këtu

Vllaznia luan një ndeshje mjaft të rëndësishme përballë kampionëve në fuqi të Teutës.

Ekipi shkodran vjen pas kualifikimit në Kupë ndaj Flamurtarit dhe synon që të vazhdojë fitoret dhe në kampionat.

Në prag të kësaj sfide, në një konferencë për shtyp ka folur dhe trajneri i shkodranëve Tomas Brdariç.

“Për ne është një mundësi shumë e mirë të vazhdojmë serinë e fitoreve, pas suksesit ndaj Flamurtarit në mesjavë në Kupën e Shqipërisë.

Duhet të shfrytëzojmë faktin që luajmë në shtëpi dhe mendoj se kemi përgatitur një plan të mirë ndeshjeje për nesër, duke qenë se e dimë si luan ekipi kundërshtar. Kemi dëshirë t’u shkaktojmë humbje këtu.”

“Ne marrim seriozisht çdo kundërshtar, pasi Superliga është një kampionat i fortë dhe çdo kundërshtar duhet marrë seriozisht. Besoj se ne jemi në gjendje të mirë dhe mund t’ia dalim më së miri ndaj tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat