Finale dramatike, Chelsea është kampion i ri i botës për klube 

Futboll

Finale dramatike, Chelsea është kampion i ri i botës për klube 

Nga: K. Goca Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 20:08
Chelsea

Chelsea është kampion i ri i botës për klube. 

Të kaltrit shënuan fitore pas 120 minutave, me rezultat 2:1 ndaj skuadrës braziliane Palmeiras. 

Në minutën e 55-të, Hudson-Odoi harkui bukur dhe Romelu Lukaku nga afërsia godet me kokë për epërsinë e Chelseat.  

Brazilianët u mobilizuan dhe së shpejti barazuan rezultatin përmes penalltisë. 

Raphael  Veiga nga penalltia u tregua i saktë, duke e mposhtur portierin e Chelseat, Mendy.  

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa fitues (1:1), por pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta Chelsea ngadhënjeu. 

Futbollisti Kai Havertz ka shënuar nga penalltia në minutën e 117-të për fitoren e Chelseas, duke ia siguruar titullin e botës për klube.

Finalja u zhvillua në stadiumin "Mohammed Bin Zayed" në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, në një atmosferë të bukur sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat