Feronikeli: Humbje që nuk kapërdihet lehtë 

Futboll

Feronikeli: Humbje që nuk kapërdihet lehtë 

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 21:52
Feronikeli: Humbje që nuk kapërdihet lehtë 

Feronikeli nga Drenasi ka pësuar humbjen më të rëndë deri me tash në kampionat, me rezultat 7:0 nga Drita e Gjilanit.

“Nikli” po kalon ditët të vështira, skuadër që ka mbetur pa një numër të madh të futbollistëve.

Feronikeli është në fund të renditjes me vetëm 11 pikë të tubuara.  

“Humbje që nuk kapërdihet lehtë!

Feronikeli humbet ndeshjen e parë të këtij gjysmëstinori, me rezultat të thellë 7-0, si mysafir të FC Drita.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3-0, kurse në pjesën e dytë, vendësit realizuan edhe katër gola të tjerë.

Një ndeshje ku djelmoshat tanë treguan se ju mungon eksperienca dhe fiziku për përballje të tilla, një ndeshje ku u panë karakteret ekipore të të dyja skuadrave.

FC Drita ishte dukshëm më e mirë dhe nuk hezitoi të tregojë forcën që ka në skuadër.

Ne na mbetet të përmirësohemi dhe të mos harrojmë që po luajmë në Superligë.

Tifozëve ju kërkojmë falje për këtë disfatë, por kriza jonë financiare, pamundësia për të krijuar ekip konkurrues, ka bërë që shumë ëndrra të skuadrave tjera të Superligës të fillojnë te realizohen me rezultate të tilla”, shkruan në faqen e KF Feronikelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat