Pioli ruan qetësinë

Futboll

Pioli ruan qetësinë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 16:04
Pioli ruan qetësinë

Milani arriti një fitore shumë të rëndësishme përballë Sampdioras, të cilët i mban përkohësisht në krye të tabelës. Gjithsesi, Stefano Pioli ka dashur të ruaj qetësinë, duke treguar se rruga për titullin është ende e gjatë.

“Është gjë e mirë që i kemi përdorur në këtë mënyrë energjinë që na kanë dhënë fansat. Mund ta kishim mbyllur më shpejtë, por fati nuk donte kështu. Gjithsesi është herët për të folur, ende nuk kemi arritur asgjë”, ishin fjalët hapëse të Piolit.

Është rritur Milani pa Ibrën? Sigurisht që po dhe kjo është falë të gjithë lojtarëve. Përpara dy vitesh ne kishim një skuadër pa shumë eksperiencë, por që nga ajo kohë jemi rritur shumë.

Aksioni i golit? Mendoj se është e thjeshtë se si ne përpiqemi të sulmojmë. Ne e kemi një zgjidhje kur kundërshtarët na sulmojnë në gjysmëfushën tonë, ose kur mundohen të mbrohen në të tyren. Në situatën e golit, djemtë e menaxhuan mirë situatën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat