Zbardhet kalendari i Shqipërisë në raundin para-eliminator me datat

Futboll

Zbardhet kalendari i Shqipërisë në raundin para-eliminator me datat

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 20:52
Zbardhet kalendari i Shqipërisë në raundin para-eliminator me datat

Shorti i para-eliminatoreve të Kupës së Botës së Futsallit 2024, për Kombëtaren shqiptare të Futsallit i hedhur në fillim të muajit dhjetor e vendosi Shqipërinë në Grupin E së bashku me Suedinë, Andorrën dhe Austrinë. Pas përcaktimit të grupeve, tashmë është përgatitur dhe është gati edhe kalendari i plotë i ndeshjeve për këtë fazë para-eliminatore.

Ky turne do të zhvillohet në muajin prill në Suedi, nga data 4 deri në 13 prill, me suedezët që janë përzgjedhur si organizatorë të turneut.

Sa i përket Shqipërisë, skuadra e drejtuar nga trajneri Erind Resuli do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Andorrës më 9 prill, ndërsa një ditë më pas, më 10 prill do të ketë përballë Austrinë. Ndeshja e tretë dhe e fundit e kuqezinjve që do të përmbyllë këtë fazë do të jetë ajo ndaj vendit organizator, Suedisë, më 12 prill.

Sipas rregullores së publikuar më parë, në këtë fazën kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi. Kuqezinjtë kaluan për herë të parë edicionin e shkuar në Raundin Elitë të eliminatoreve të Kampionatit Evropian, duke shënuar një sukses të rëndësishëm.

Paraeliminatoret e Kupës së Botës së Futsallit 2024

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në Grupin E

09/04/2022 – Andorra – Shqipëri

10/04/2022 – Shqipëri – Austri

12/04/2022 – Shqipëri – Suedi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat