​Conte: Me këtë ritëm mund të mbesim edhe jashtë Ligës së Kampionëve

Futboll

​Conte: Me këtë ritëm mund të mbesim edhe jashtë Ligës së Kampionëve

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 10:26
Anotnio Conte

Tri humbjet radhazi në Premier Ligë e kanë larguar Tottenhamin edhe më shumë nga zona e Ligës së Kampionëve.

Disfata ndaj Chelsea si mysafir si dhe humbjet nga Southamptoni dhe Wolves në shtëpi kanë bërë që “Spursat” të mbesin pesë pikë prapa vendit të katër i cili momentalisht mbahet nga West Ham United.

Trajneri Anotnio Conte është i shqetësuar me formën e skuadrës së tij në ndeshjet e fundit dhe ka pranuar se kjo mund t’iu kushtojë atyre me mbetjen jashtë Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Duke folur për “Sky Sports”, Conte tha: “Kur humb dy ndeshje radhazi në shtëpi dhe një ndeshje të mëparshme kundër Chelseat, objektivi për të qenë pjesë ë Ligës së Kampionëve bëhet gjithnjë e më i pamundur”.

“Problemi është se nuk mund të blesh mentalitetin fitues. Ju e transferoni atë ditë pas dite sepse ka lojtarë që janë më të hapur dhe e kuptojnë shpejt procesin, ndërsa lojtarët e tjerë kanë nevojë për më shumë kohë për ta kuptuar këtë”, theksoi trajneri italian.

Tottenhami radhitet në vendin e tetë në tabelë me 36 pikë pas 22 ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat