Bayerni vuan mosseriozitetin e disa prej lojtarëve

Futboll

Bayerni vuan mosseriozitetin e disa prej lojtarëve

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:07
Lotar Mateus

Lotar Mateus mendon se Bayerni i Munihut është duke vuajtur shumë mosseriozitetin e disa prej lojtarëve në këtë fazë të dytë të sezonit.

Sipas ish-kapitenit legjendar të klubit gjerman, skuadra po rrezikon jo pak për t’u kapur nga Dortmundi që deri pak javë më parë kishte humbur çdo shpresë për titullin.

“Ishte një nga ndeshjet më të shëmtuara që kanë bërë bavarezët në këtë sezon. Nuk kisha parë kurrë një skuadër aq pasive, sidomos në pjesën e parë.

Është e vështirë për ta pranuar një rezultat të tillë kur në skuadër luajnë lojtarë që vlejnë miliona. Bohumi luajti me zemër dhe kjo është diçka për t’u vlerësuar.

Më vjen mirë kur shoh skuadra që kanë besim te vetja edhe pse përballë kanë kundërshtarë të cilët kanë fituar kampionatin 9 herë radhazi”, tha Lotar.

Analisti i “Sky” kishte pakënaqësi dhe ndaj dy lojtarëve të Bajernit, Hernandezit dhe Upameçanos. “Ka ardhur koha që të dy këta lojtarë të vërtetojnë se çmimi i paguar për ta është real dhe i merituar”, përfundoi Mateus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat