​Lautaro: Me Liverpoolin sfidë jetike për në, ja çfarë i them Klopp-it

Futboll

​Lautaro: Me Liverpoolin sfidë jetike për në, ja çfarë i them Klopp-it

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:37
Lautaro Martinez

Sulmuesi i Interit Lautaro Martinez ka folur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Liverpoolit, dueli i parë i së cilës zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Ai ka thënë se ndihet i gatshëm për të bërë më të mirën në këtë ndeshje pasi është rritur shumë si lojtarë, si dhe e ka cilësuar përballjen me Liverpoolin si një sfidë jetike dhe më e rëndësishmja për të në fanellën e Interit.

"Jam rritur shumë, kam vite që luaj në këtë kompeticion dhe do të jetë një lojë e bukur për të luajtur. Më në fund kaluam raundin, për ne ishte shumë e rëndësishme kjo. Shpresoj të ndihmoj ekipin dhe të ecim përpara, është ëndrra jonë. Interi dëshiron gjithmonë të jetë protagonist, të mbajë topin dhe të sulmojë me shumë lojtarë.", tha fillimisht sulmuesi argjentinas.

"Do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme sepse do të jetë një e tetë e një kompeticioni shumë të rëndësishëm. Kështu që sigurisht që do të jetë një nga ndeshjet e mia më të rëndësishme me fanellën e Interit.", vijoi ai.

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e cilësoi Lautaron si një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe numri 10 i Interit e falënderoi përzemërisht trajnerin gjerman.

"Fjalë që të bëjnë të lumtur dhe unë i them faleminderit. Klopp është një trajner i madh. Ai sigurisht që do të përgatitet mirë për këtë ndeshje. Ne duhet të jemi të mirë, ta lëndojmë atë dhe të ecim përpara.", tha Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat