Inzaghi: Liverpool konsiderohet favorit

Futboll

Inzaghi: Liverpool konsiderohet favorit

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 15:31
Inzaghi: Liverpool konsiderohet favorit

Nesër në mbrëmjë në Meazza do të luhet sfida e shumëpritur ndaj Interit dhe Liverpool.

Stadiumi do të jetë i mbushur plotë edhe pse me kapacitetin 50%. Tekniku i klubit italian ka dhënë një intervistë për këtë përballje.

“Anglezët janë shumë të fortë dhe ne do të kemi një nga më të fortët në përballje.

Liverpool është një nga më të fortët në Evropë, por jam i lumtur që klubi ynë dhe tifozët tanë do të përballen me më të fortët.

Sinjalet që më jep ekipi im më japin besim për një rezultat pozitiv. Ne kemi bërë paraqitje si të barabartë ndaj Realit edhe pse rezultati nuk ka qënë në favorin tonë.

Kam besim se nesër do të dalim me kokën lartë, shpresoj shumë pasi djemtë e mi janë të aftë të dalin dhe me fitore, duhet vetëm të jenë të qetë psikologjikisht”, kështu është shprehur Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat