Fabian Ruiz thotë se është i lumtur që lidhet me klubet si Barcelona dhe Real Madrid

Futboll

Fabian Ruiz thotë se është i lumtur që lidhet me klubet si Barcelona dhe Real Madrid

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 19:33
Fabian Ruiz

Fabian Ruiz beson se Napoli dhe Barcelona luajnë një stil të ngjashëm futbolli, të dy të etur për të ‘dominuar në posedim të topit’, ndërsa shtoi se është i nderuar që lidhet me një kalim te klubi katalunas.

Ndeshja e parë e play-offit zhvillohet në Camp Nou të enjten.

“Ne e dimë se kjo është një garë e rëndësishme dhe duam të shkojmë deri në fund”.

“Barcelona është e fortë, por edhe ne po bëjmë mirë dhe shpresojmë të fitojmë nesër. Ne na pëlqen të kemi kontrollin e topit, të mbajmë topin dhe të dominojmë lojën, por Barcelona luan në të njëjtën mënyrë. Do të shohim se kush do të marrë më shumë topin”, ka thënë Ruiz.

Është folur shumë për të ardhmen e mesfushorit, pasi Fabian Ruiz është nën kontratë deri në qershor 2023 dhe është lidhur vazhdimisht me një rikthim në Spanjë te Real Madridi ose Barcelona.

“Është gjithmonë mirë të shohësh veten të lidhur me klube të mëdha, veçanërisht me ato spanjolle”.

“Megjithatë, kam edhe një vit në kontratën time, jam i lumtur në Napoli dhe i përqendruar në ndeshjen e nesërme”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat