Përplasje

Futboll

Përplasje

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 11:08
Mario Baloteli

Sulmuesi italian, Mario Baloteli, po kalon një nga format e tij më të mira në vitet e fundit me ekipin e tij të ri të Adana Demirspor. Por si gjithmonë, ai vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm nga mediat, por dhe nga vetë klubet.

Kësaj radhe ai është bërë pjesë e një përplasjeje midis presidentit të Adana Demirspor dhe atij të Beshiktashit. Gjithsesi Baloteli vetëm është përmendur nga presidenti i kampionëve në fuqi të Turqisë.

Presidenti i Adana Demirspor, Murat Sançak, tha në një deklaratë që klubi i tij do të përpiqet të nënshkruaj me teknikun e Beshiktash, Senol Gynesh, sezonin e ardhshëm.

Përgjigja nga ana e homologut të tij nuk mungoi, i cili tha: “Nuk më kujtohet që Sançak është shefi i Beshiktashit. Nuk është e përshtatshme që presidenti i Adana Demirsporit të bëjë një deklaratë të tillë që lidhet me Beshiktashin, sidomos një gënjeshtër e tillë. Atëherë dhe unë do t’ju jap disa informacione në lidhje me Adanën. Vinçenzo Montela do të nënshkruaj me Trabzonsporin dhe Mario Baloteli do të shkojë drejt Juventusit”.

“Super Mario” është bashkuar këtë sezon me ekipin turk dhe duket që shumë shpejtë ka fituar një status të rëndësishëm, aq sa emri i tij përdoret në deklarata sulmuese nga ana e një presidenti klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat