Berisha me Fenerbahcen pësuan goditje të rëndë në Stamboll

Futboll

Berisha me Fenerbahcen pësuan goditje të rëndë në Stamboll

Nga: K.G. Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 20:44
Slavia

Fenerbahce hiqej si favorite e madhe në letër por në fushë pësoi goditje të rëndë nga skuadra çeke, Slavia e Pragës.  

Slavia ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Fenerbahces, në takimin që u zhvillua në Stamboll. 

Mysafirët u kthyen me rezultat të jashtëzakonshëm, që i jep qetësi për takimin e kthimit të 16-ës së finales së Conference League. 

Futbollistët Traore (45'), Dorley (62') e Lingr (54') shënuan për Slavian dhe Pelkas (58') e Kadioglu (83’) për Fenerbahcen.

Shqiptari nga Kosova, Mërgim Berisha, u paraqit në dy minutat e fundit për Fenerbahcen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat