Kallaku: Pse nuk qëndrova te Lokomotiva e Zagrebit?

Futboll

Kallaku: Pse nuk qëndrova te Lokomotiva e Zagrebit?

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 12:55
Kallaku: Pse nuk qëndrova te Lokomotiva e Zagrebit?

Mesfushori i bashkuar me Partizanin në formë huazimi gjatë merkatos së janarit nga Lokomotiva e Zagrebit, Sherif Kallaku, ka folur për ndeshjen me Vllazninë që do të luhet këtë të shtunë në orën 16:45 dhe është e vlefshme për javën e 21-të të Abissnet Superiore.

Lojtari theksoi se vendosi që të largohen nga Lokomotiva e Zagrebit, për t’u huazuar nga skuadrat shqiptare për të gjetur formën më të mirë të tij.

Kallaku shtoi se ndeshja me Vllazninë nuk ka për të qenë aq e vështirë saç duket dhe sipas tij takime të tilla ndonjëherë janë më të thjeshta seç duken.

Përshtatja te Partizani: “Në aspektin personal nuk e kam pritur të përshtatem me ekipin dhe jam shumë i lumtur që kam njohur djem fantastikë. Edhe profesor Mehmetin, mendoj që ne lojtar duhet t’i përshtatemi trajnerit dhe ta bëjmë të ndjehet sa më komod, ta vënë në vështirësi që të mendojë kë të vendosë në formacion dhe është një trajner shumë i mirë.

Zëvendësimi në ndeshjen me Dinamon: “Kam bërë autokritikë, i kërkova ndjesë ekipit dhe trajnerit që nuk reagova mirë dhe u tregova impulsiv. Kam reflekutuar që nuk veprova mirë”.

Ndeshja me Vllazninë: “Shpresoj të kemi shans nesër dhe të marrim rezultate pozitive, të bëjmë lojën që ne duam dhe të japim 100% tonë.

Skuadrat më të forta: “Edhe kur kam qenë te Teuta e kam thënë që ekipet më të vështira, ndonjëherë munden më kollaj se ekipet e dobëta. Nesër shpresoj që do të marrim fitoren e parë nga ekipet e para dhe besoj se do e marrim.”

Pse Partizani? “Unë vij nga Fushë Kruja, atje ka shumë tifozë të Partizanit dhe si mund t’I thoja unë jo Partizanit.”

Largimi nga Lokomotiva e Zagrebit në huazim: “Atje unë e kam kërkuar vetë huazimin, kam pasur tre takime me Presidentin për të gjetur formën time më të mirë, erdha për të ndihmuar Teutën, nuk e di a ia kam arritur, por atë qëllim kisha".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat