Willian: Kur isha në bisedime me Corinthians, mora një ofertë nga Lyoni

Futboll

Willian: Kur isha në bisedime me Corinthians, mora një ofertë nga Lyoni

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 11:49
Willian: Kur isha në bisedime me Corinthians, mora një ofertë nga Lyoni

Verën e kaluar, në fund të kontratës së tij me Arsenalin, Willian (33 vjeç) u largua për te brazilianët e Corinthians. Në këtë mënyrë sulmuesi vazhdoi karrierën e tij sportive larg Europës.

Natyrisht, siç ka treguar ai në deklaratat e bëra nga SportMediaset, ka pasur edhe propozime të tjera.

“Kur isha në bisedime me Corinthians, mora një ofertë nga Lyoni.

Milan ishte gjithashtu i interesuar dhe agjenti im foli me Mourinhon, i cili donte të më merrte te Roma. Ai është një mik i madh i imi, por gjërat me Corinthians kanë ecur më shpejt dhe mendova se do të ishte mirë të kthehesha në Brazil” , shpjegoi futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat