Talenti 16-vjeçar debuton për 2 Korrikun

Futboll

Talenti 16-vjeçar debuton për 2 Korrikun

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 12:42
Talenti 16-vjeçar debuton për 2 Korrikun

Shumë talentë të njohur kosovarë karrierën futbollistike e kanë filluar në Ligën e Parë.

Njëra nga skuadrat që ka nxjerrë në pah shumë talentë, është ajo e 2 Korrikut.

Për verdheblutë, në ndeshjen e sotme ka debutuar 16-vjeçari Arjol Bllaca i cili luajti për 24 minuta dhe pati një paraqitje mjaft të mirë në fitoren minimale (1:0) të skuadrës së tij në udhëtim te Vitia.

“Mesfushori Bllaca, sot, na bëri krenarë me paraqitjen e tij, e kështu neve na mbetet që atij t’i qëndrojmë pranë dhe të vazhdojmë ta mbështesim, sepse si një i ri i jashtëzakonshëm që është, ky djalosh vërtetë meriton shumë”, thuhet në njoftimin e 2 Korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat