Tek Interi ka filluar të bëhet problem...

Futboll

Tek Interi ka filluar të bëhet problem...

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 14:55
Tek Interi ka filluar të bëhet problem...

Tek Interi ka filluar të bëhet problem një prej pikave më të forta të tij deri më tani: sulmi.

Edhe pse është e vërtetë që në Itali zikaltrit vazhdojnë të kryesojnë për golat e shënuar, përballjet në Champions League me Liverpulin dhe sfidat e fundit në kampionat, kanë treguar se gjithsesi ky repart tashmë nuk është më produktiv.

Me Xhekon e Sançezin “të moshuar”, Lautaron në thatësirë e Korrean që shpesh dëmtohet, zikaltrit e dinë mirë se për të arritur nivelet që pretendojnë, duhet të ndërhyjnë në merkato.

Duke marrë parasysh se pavarësisht sa e pamundur duket, në verë mund të sakrifikohet edhe Lautaro, përveç Sançezit që për shkak të rrogës së tij prej 7.5 milionë eurosh dhe moshës është gjithmonë me valixhe në duar, drejtuesit kanë hedhur në tryezën e tyre një sërë emrash, nga fiksimet e vjetra e deri te të rinjtë intrigues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat