Wolves me pikë të plota

Futboll

Wolves me pikë të plota

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 19:51
Wolves me pikë të plota

Është mbyllur me rezultatin 2:1 ndeshja e raundit të 26-të të Premier League mes Wolves dhe Leicester City. Vendasit morën avantazhin e këtij takimi që në minutën e 9’, duke shënuar me Neves, që u shërbye nga Jimenez.

Megjithatë në minutën e 41’ “dhelprat” arritën që të shënonin golin e barazimit me Lookman, që realizoi falë një asisti të Roughing.

Pjesa e parë e kësaj përballje do të mbyllej me barazimin 1-1, me këto 45 minuta që patën më shumë dominimin e Leicester.

Edhe në fraksionin e dytë, Leicester City do të vijonte të kërkonte fitoren dhe të kontrollonte ndeshjen,por tentativat e tyre ishin të pafata.

“Ujqërit” do t’ja dilnin që të merrnin sërish avantazhin dhe të realizonin golin e fitores në minutën e 67’ me Podence, duke “nxjerrë dhëmbët”.

Pas kësaj përballje Wolves ngjitet në vend të shtatë me 40 pikë, teksa Leicester qëndron në pozicionin e 11 të tabelës së Premier League në kuotën e 27 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat