Neymar tregon arsyen pse dëshiron të luajë në Amerikë

Futboll

Neymar tregon arsyen pse dëshiron të luajë në Amerikë

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 17:00
Neymar

Sulmuesi brazilian e ka lënë derën hapur për të luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të ardhmen. 

Superylli i Paris Saint-germain, Neymar e ka pranuar se ai do të dëshironte që të luante në MLS në një fazë të karrierës së tij, për shkak që, sipas tij. Ai do të kishte tre muaj pushim çdo sezon. 

Neymar ka kaluar pesë vitet e fundit të karrierës së tij si lojtar i PSG-së, prej që kaloi aty për një shifër rekord botëror prej 222 milionë euro më 2017. 

30 vjeçari ka kontratë me skuadrën nga Parku i Princave deri në vitin 2025, por tani ka dhënë indikacionet që ai do t’i kalojë ditët e tij pas Francës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Neymar ka thënë se ai mund të luajë në MLS, kur është pyetur nëse ai planifikon që të kthehet për të luajtur në Brazil para se të pensionohet. 

“Nuk e di, i kam disa dyshime për këtë. Nuk e di nëse do të luajë në Brazil përsëri”, tha ish ylli i Barcelonës për podcastin e Fenomenos, i cili karrierën e filloi në Santos. 

“Më pëlqen të luajë në SHBA, realisht. Dëshiroj të luajë atje së paku një sezon”. 

I pyetur përsëri se pse e tërheq futbolli amerikan, Neymar ka një përgjigje interesante. “Para së gjithash, sezoni i tyre është i shkurtër, kështu që ju keni tre muaj pushim”. 

Sulmuesi i PSG thotë se ai nuk ka filluar që të mendoj për pensionin dhe planifikon që të luajë aq sa trupi i tij do të duron dhe pasioni i tij mbetet i paprekshëm për këtë sport. 

“Bëjë humor me shokët e mijë që do të pensionohem kur do të jem 32 vjeç”, tha Neymar. 

“Por, ky është humor. Nuk e di. Më qartë, do të luaj derisa të lodhem mentalisht. Nëse me punon shëndeti dhe trupi, fizikisht jam mirë, mendoj ta zgjasë edhe pak vjetë”. 

“Mirëpo, shëndeti i imë është gjëja më e rëndësishme. Kontrata me Parisin do të zgjasë deri kur do i mbush 34 vjet. Kështu, së paku, do të luaj deri atëherë”. 

Qëllimi kryesor i brazilianit është që ta fusë në vitrinë një trofe të një Botërori, por ai po ashtu dëshiron që ta kalojë Pelen si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Brazilin. 

“Do të jetë një nder i madh që të jem golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe do të gënjeja nëse them që nuk kam menduar për të. Natyrisht, është njëri nga synimet e mija personal. Shpresoj ta arrijë. Shpresoj ta thyej rekordin e Peles për shkak se ai është një idol për tërë Brazilin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat