Allegri: Villarreal skuadër e fortë, na duhet një lojë e mirë

Futboll

Allegri: Villarreal skuadër e fortë, na duhet një lojë e mirë

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 22:38
Missimiliano Allegri

Juventus do të udhëtojë në Spanjë për tu përballur me Villarealin në Champions League ditën e nesërme. Një sfidë që pritet të jetë e luftuar me dy skuadrat që kërkojnë një rezultat pozitiv, ndërsa skuadra e Missimiliano Allegrit konsiderohet si favorite.

Por nga ana tjetër nuk duhet harruar se skuadra spanjolle arriti të nxirrte jashtë gare skuadrën tjetër italiane atë të Atalantës.

Në konferencën për shtyp, tekniku i “Zonjës së Vjetër” ka theksuar se Villareali është një skuadër e fortë dhe për të marrë fitoren duhet një lojë mbi mesataren, ndërsa tregoi edhe gjendjen e lojtarëve.

“Ndeshje shumë e vështirë, kundër një skuadre konkrete, cinike, shumë mirë të stërvitur dhe do të duhet të luajmë një ndeshje të mirë në Champions. Lajm i mirë në vjen nga infermieria, ku përveç Dybala, Rugani  të cilët do të mungojnë gjatë, lojtarët e tjerë janë të gjithë mirë. Aty është edhe Bonuçi , ai nuk ka kushte për të nisur nga minuta e parë, por është në stolin e rezervave. Rabiot? Gjithçka në rregull, asgjë e veçantë në stërvitje.

Na mungon Dybala, i cili po bën paraqitje të mira. Nesër patjetër do të luajnë Morata dhe Vlahovic përballë, por unë kam ende disa dyshime në mesfushë. Nesër ne duhet të përpiqemi të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të marrim një rezultat. Pastaj pasi të kalojmë në ndeshjen e dytë.

A do të ishte një rezultat i mirë barazimi? Rezultati pozitiv është i mirë, me golin që nuk llogaritet më, ndryshon edhe menaxhimi i ndeshjes. Më parë mund të humbisje njërin dhe të fitoje tjetrin dhe të kishe kaluar, tani është ndryshe”, ka deklaruar Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat